Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth kohës së lindjes

E nderuara doktoreshe, une kam mbushur 40 jave shtatzenie dhe ende s`kam lindur. As nuk kam dhimbje te rrejshme. Kjo eshte shtatzenia ime e pare dhe po frigohem shume. Kam vizituar doktorin tim personal dhe ai me ka thene qe ende nuk je hapur ne organ. Dua te di a eshte rrezik te mbash femijen me gjate ne bark dhe a mund te kem probleme gjate lindjes? Me respekt, Qendresa.

Qëndresa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Qëndresa

Shpesh ndodh që disa shtatzëni vazhdojnë edhe pas javës së 40-të, dhe lindja realizohet deri pas dy javë nga termi. Nuk ka asgjë alarmante nëse shtatzënia ka ecuri normale, ndonëse takimi me mjekun duhet bërë çdo ditë. Megjithatë për çdo ndryshim që ndjen, kontakto menjëherë mjekun gjinekolog dhe shpjegoja situatën.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti