Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth autizmit

Pershendetje doktoreshe! A mund te zbulohet me berjen e amniocentezes se bebi vuan nga autizmi? Cilat jane shenjat e para qe shfaqin foshnjet qe vuajne nga kjo semundje? Ju faleminderit. Gjithe te mirat.

Oneda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Oneda

Duke bërë analiza të gjakut, është e mundur të përpilohet kodi gjenetik i fëmijës dhe të gjenden të metat e AND-së të cilat shkaktojnë çrregullime, midis tyre edhe të autizmit.

Shenjat që çdo prindër duhet t’i dijë, për vlerësuar autizmin janë: mungesa ose vonesa e gjuhës së folur, mungesa e reagimit mbi emrin deri në moshën 1 vjeçare, përdorimi i përsëritur i gjuhës dhe i veprimeve (përplasje duarsh, rrotullim objektesh, etj.), praktikimi pak ose aspak shikim drejt e në sy, paraqitja e mungesës së interesit për marrëdhëniet me bashkëmoshatarët, paaftësia për të luajtur me lodra, mërzitja nga ndryshime të vogla që mund të ndodhin, reagimi ndaj zhurmave, erërave, pamjes ose kontaktit me diçka të re, fiksimi i vazhduar në pjesë të veçanta të objekteve apo sendeve. Gjithashtu, fëmija rreth moshës 12-të muajshe as nuk belbëzon as nuk lëshon klithma si dhe nuk tregon me gisht dhe nuk përshëndet me dorë, rreth moshës 16-të muajshe nuk thotë fjalë të vetme apo të veçanta, rreth moshës 24 muajshe nuk thotë vetë shprehje me dy fjalë, fillon të humbasë gjuhën apo edhe aftësitë shoqërore/sociale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti