Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndikojnë të vjellat gjatë shtatzënisë, në shëndetin e bebit?

Pershendetje. Jam 25 vjecare ne shtatzenine e pare, qe ne javen e 6 te shtatzenise me kane filluar te vjellat, mund te them qe kam mbijetuar per nje muaj rrjesht vetem me vitamina te blera ne farmaci dhe vetem me nje banane gjate gjithe dites. Kam qene shume nervoze dhe doktori me dha disa pika kunder stresit... ne cdo moment kam menduar se do kaloj ne depresion ose do te humbas femijen. Gjate kesaj periudhe kam pire maksimumi nje gote uje ne dite, rashe shume ne peshe. Duke falenderuar zotin tashme jam permiresuar sado pak...por nje gje me shqeteson cdo dite. A do te lind bebi im normal edhe pse une nuk jam ushqyer sic duhet ne tre muajt e pare? Ju uroj gjithe te mirat. Me respekt, Ola.

Ola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ola

Gjatë shtatzënisë, konsumi ushqimor nuk ka arsye të jetë i veçantë por, ai duhet të jetë i ekuilibruar dhe i shumëllojshëm dhe asnjë herë nuk duhet të mendohet për reduktimin e tij. Fetusi/fëmija, ka nevojë për ushqim dhe e merr nga nëna qoftë edhe nga rezervat e saj. Kjo e bën të detyrueshme nënën, që të ushqehet paksa më mirë sesa para shtatzënisë.

Mesa kuptova, shtatzënia ka kaluar tremujorin e parë. Bën mirë të kryhesh një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar ecurinë e saj dhe shëndetin fetal.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti