Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kalimi i treminit

Pershendetje doktoreshe. Une kam kaluar terminin e lindjes qe 4 dite dhe eshte shtatzenia ime e pare, ende skam asnje shenje per lindje mirepo para 5 dite vec kisha nisur te hapem pak dje isha prap te mjeku the me tha se asgje ska ndryshuar pej asaj dite. A mund te fillosh te hapesh edhe te rrish ashtu sdi sa dite a eshte normale kjo? Edhe pse mjeku me tha se duhet te presesh e qet se cdo gje eshte ne rregull por une prap jam e shqetesueme. Ju falemenderoj shume per pergjigjejt e juja.

Moki (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Moki

Shpesh ndodh që disa shtatzëni vazhdojnë edhe pas javës së 40-të, dhe lindja realizohet deri pas dy javë nga termi (pas 280 ditë shtatzëni). Nuk ka asgjë alarmante nëse shtatzënia ka ecuri normale, ndonëse takimi me mjekun duhet bërë çdo ditë. Megjithatë për çdo ndryshim që ndjen, kontakto menjëherë mjekun gjinekolog dhe shpjegoja situatën.

Hapja e qafës së mitrës dhe qëndrimi për një periudhë pa u hapur më shumë, quhet dilatacion pasiv I cili përparon me fillimin e aktivitetit të lindjes.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti