Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet fetale

Ju përgëzoj për këtë faqe, jeni shumë të mirë. Jam në fund të javës së 20-të të shtatzënisë por ende nuk kam ndier asnjë lëvizje të bebit. Jam shumë e shqetësuar.Përshëndetje.

Shqipe (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Lëvizja fetale perceptohet fillimisht nga nëna, rreth javës së 18 të shtatzënisë tek primiparet (gratë që presin fëmijën e parë), dhe disa javë më shpejt tek multiparet (gra që kanë lindur një ose disa fëmijë të tjerë përpara fëmijës së rradhës). Lëvizjet fetale janë mjet i rëndësishëm ekzaminues për ndjekjen e mëtejshme të mirëqënies fetale.

Shqipe, nëse më thua se je 20-të javë shtatzënë dhe nuk ke ndjerë lëvizjet e bebit, drejtohu menjëherë tek mjeku gjinekolog për të bërë ekzaminimet e nevojshme.

Uroj që të keni ecuri normale te shtatzënisë.

/komuniteti