Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakrrjedhja gjatë shtatzënisë

Kam pasur hematome ne muajin e 2 te shtatzanise, a mund te ndodh qe te me perseritet dhe cilat jane shkaqet e paraqitjes, tani jam ne muajin 3.5 te shtatzanise. Ju faleminderit.

Lili (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Të paktën rreth 20% e grave shtatzëna, kanë hemorragji vaginale në tre mujorin e parë të shtatzënisë. Në shumicën e rasteve mendohet se hemorrgjia e ka origjinën nga shtrati i implantimit. Këto rrjedhje të pakta gjaku, vijnë pa dhimbje të barkut. Përderisa shtatzënia juaj ka evoluar normalisht deri në javën e 13 të saj, tregon se mundësi më të madhe ka mos përsëritja e hematomës.

Nëse pësoni goditje traumatike në bark apo gjatë zhvillimit të shtatzënisë mund të keni tension të lartë, atëherë shkolitja e placentës edhe mund të ndodhë. Për t’i kontrolluar këto mundësi, paraqituni vazhdimisht tek gjinekologu.

/komuniteti