Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Data e mundshme e lindjes

Pershendejte doktor, jam ne muajin e 9 te shtatzenise. Data e fundit e ciklit ka qene 28 dhjetor 2010, desha te di nga ju kur mund ta kem terminin e lindjes? Ju pershendes, pune te palodhur.

Dona (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Dona,

Termini i perafert i lindjes eshte 5 tetori. Ti tashme ke mbushur 37 jave te shtatzenise dhe lindja mund te ndodhe ne cdo kohe. Konsultohu me gjinekologun per menyren e lindjes dhe per pergatitjet tjera qe lidhen me lindjen (nese nuk e keni diskutuar tashme).

Gjatë shtatzënisë duhet ta kesh përgatitur një çantë me gjëra të ndryshme të cilat do te te duhen kur të shkosh në spital. Në këtë çantë duhet të kesh:

· Letrat e ekzaminimeve dhe të analizave të cilat i ke bërë në vizitat antenatale

· Shllafurk dhe papuqe

· Dy ose tre jeleka

· Një paketim me binde superabsorbuese

· Pesë ose gjashtë palë brekë jo të reja

· Neseserin me brushën e dhëmbëve, pastën e dhëmbëve, krehërin etj

· Dy peshqira

· Letra freskuese

· Kartë telefoni

· Ndonjë libër, revistë, MP3 player ose iPod me muzikën tuaj të preferuar në mënyrë që ta kaloni kohën dhe të relaksoheni

· Dy bluza të gjera me mëngë të shkurtëra

· Një deodorans

· Teshat dhe pelenat për beben

· Termometër për beben

Duhet të shkoni në spital nëse ke këto shenja:

1. KONTRAKSIONE TË RREGULLTA

Gjatë gjithë shtatzënisë ju mund të kesh shtrëngime në bark – këto janë kontraksionet Braxton Hicks. Si shenjë se lindja ka filluar është kur kontraksionet paraqiten çdo 5 minuta, zgjasin rreth 60 sekonda dhe bëhen gjithnjë e më të forta. Gradualisht kontraksionet do të zgjasin më tepër, do të jenë më të forta dhe më të shpeshta.

2. GJAKRRJEDHJA NGA VAGINA

Pak para lindjes del nga vagina një copë mukusi i përzier me sasi të pakët gjaku. Nëse humb më tepër gjak kjo është shenjë rreziku dhe menjëherë duhet të shkosh në spital.

3. PËLCITJA E UJORIT

Bebja jote brenda në mitër noton në ujë. Në momentin kur pëlcasin cipat e ujorit duhet të shkosh në spital.

Shpeshherë gratë shtatzëna kanë frikë kur shkojnë në spital për të lindur. Kanë frikë nga vetë dhimbjet e lindjes, nuk e dinë se a do të bëjnë tamam atë që duhet gjatë lindjes, kanë frikë për shëndetin e vet dhe për shëndetin e bebes etj. Duhet ta dish se gati të gjitha gratë shtatzëna kanë këtë frikë – kjo duhet te te bëjë që të ndjehesh më lehtë!Mos harro që në spital të marresh me vete të gjitha letrat e ekzaminimeve dhe të analizave të cilat i ke bërë në vizitat antenatale. Sapo të mbërrish në spital do të shkosh në dhomën e pranimit. Aty mjeku do te te ekzaminojë që nënkupton:

· Do ta kontrollon pulsin, do t’ju matë temperaturën, do ta kontrollojë shtypjen e gjakut dhe do ta kontrollojë urinën

· Do ta palpojë (prekë) barkun për të parë pozicionin e bebes dhe do të dëgjojë të rrahurat e zemrës së bebes

· Do të bëjë ekzaminimin e brendshëm për të kontrolluar sa është zgjeruar qafa e mitrës.

Këto ekzaminime mund të përsëriten edhe disa herë tjera gjatë lindjes. Gjithmonë bëj pyetje për çdo gjë që te intereson!

Lindja i ka katër faza. Në fazën e parë zgjerohet (dilatohet) qafa e mitrës. Në fazën e dytë bebja del kah vagina jashtë. Në fazën e tretë del placenta. Faza e katërt quhet faza pasplacentare.

Pac nje lindje te lehte dhe nje bebe te shendetshme.

/komuniteti