Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lirimi i gazrave nga organi vaginal

E nderuar doktoreshe, pike se pari te pershendes e faleminderit qe gjeni kohe me u pergjigje ne pyetjen qe po ja bej. {as marredhenies seksuale me ndodh te kem lirim te gazrave prej vagine me fal a ka naj te keqe a po cfare eshte problemi? Tung kaloni mire e flm per pergjigjje nga Labinota.

Labinota (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Labinota

Tek shumë femra, ndodh ajo që ndodh edhe tek ty pas marrëdhënieve seksuale. Duke besuar se gazrat që dalin nga vagina gjatë apo pas aktit seksual, janë ajër i grumbulluar gjatë aktit seksual, të rekomandoj që të mos i vesh rëndësi këtij fakti. Çiftet e ndodhura në këto situata, zakonisht i kalojnë me buzëqeshje dhe humor. Kështu bëj dhe ti, sepse nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse mjeku nuk ka konstatuar një lidhje midis vaginës dhe rektumit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti