Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lëvizjeve të bebit

Pershendetje dr.


Jam ne fillim te muajit te gjashte, me shqeteson fakti se levizjet e bebit i ndjej ne fund te barkut, po kam frike mos me ka zbrit bebi shume poshte, dhe eshte rrezik per lindje para kohe? Flm per mirekuptim.

Ela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Zmadhimi i uterusit për moshën e shtatzënisë të tregon, nuk shkon më shumë se dy-tre gisht mbi kërthizë. Kjo bën që lëvizjet fetale të ndihen në pjesën e poshtëme të barkut. Për të qënë e qetë se ndodhesh përpara një lindje parakohe, bëj një ekzaminim ekografik për matur gjatësinë e qafës së mitrës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti