Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Klamidia si shkak për abort

Mirëdita doktoreshë Mimozë, para dyjave kam pas abort. Mbas abortit mjeku më ka këshilluar që ti bëj analizat, rezultati i cili më ka dalë ka qenë Kllamidia, me reaksion pozitiv ky është aborti i dytë, abortin e parë e kam pas në dhjetorin e vitit kaluar dhe të dytin tash që 2 javë. Jam mjekuar para se të mbesë shtatzanë, pas abortit të parë por kot ato më janë paraqit prapë ndërsa tash kam edhe shumë menstruacione të bardha dhe dhimbje në të dy anët e barkut dhe në shpinë. Ju lutem doktoreshë cfarë më kishit preferuar ju, nëse është e mundur mund të kontaktojmë edhe përmes cel ose të vi në ordinancën tuaj në Tiranë, unë jam nga Kosova (Prizreni) pres përgjigjen tuaj. Ju faliminderit.

Meli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Klamidia trakomatike, paraqet me 15-të serotipe. Ato shkaktojnë një spektër të gjërë të infeksioneve deri në infeksionit e gjëndrave të Bartolinit, konjunktiviteve dhe infeksioneve orofaringeale. Gjysma e grave me infeksionin e klamidias, janë asimptomatike dhe paraqesin një cerviks me dukje normale. Infeksioni klinik më i shpeshtë për shkak të klamidia trakomatike, është cerviciti.

Infeksioni gjenital i klamidias, është një faktor për sterilitetit femëror. Është e verifikuar se është edhe shkak për abort nëse mjekimi nuk është efikas.

/komuniteti