Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Urinimi pas lindjes

E nderuara zonjë, kam lindur foshnjen me prerje cezariane para 4 javësh. Problemi është se, që nga lindja nuk kam ndjenjë të urinimit dhe urinoj vetëm ngase më kujtohet ta bëj një gjë të tillë dhe jo ngase kam ndjenjë apo refleks për urinim. Kam përshtypjen se kjo po më mban barkun të fryrë dhe të ftohët rreth plagës tashmë të kuruar. Me respekt Nafie Gashi.

Nafie (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Gjatë periudhës së pas lindjes apo lehonisë, tonusi muskulor i fshigzës së urinës është më i ulur se zakonisht. Kjo shpjegohet me shypjen që ka shkaktuar pjesa paraqitëse e fetusit mbi fshigzën e urinës. Gjithashtu edhe operacioni cezarian, ka influencën e vet. Do ju këshilloja që urinimin mos ta bëni sa herë të kujtoheni por, të urinoni në orare të caktuar dhe shplarja me ujë të ngrohtë, do përshpejtojë rikthimin e refleksit dhe ndjenjës për urinim.

(11 vite më parë)
Une sapo e lexova , duhanin,edhe und jam shtatzane gradualisht konsumoj 4 ne dite kam pasur takim te veqant me mjeken time edheajo me tregoj SE pari qfare ndodh thae mira do ishte ta lesh krejt pastaj me tha beje kujdes ha me shummm frute dhe mos pi ne mbremje cigare pi qumsht SA me shum qe mundesh dje e kisha Kontrollen tek mjekja the me tha bebi eshte formuare eshte shum mire. E di qe nuk eshte mire me pi cigare por kam mundu me Lone skom mujte...

/komuniteti