Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Esheria koli gjatë shtatzënisë

Jam në javën e 17 të shtatzanisë dhe kam bërë strisho, më ka dal që kam e-coli, sa është i rrezikshëm ky infeksion për fetusin edhe a mundet ta dëmtojë atë? Faleminderit shumë.

Flutra (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E-coli, është bakter që zakonisht gjëndet në zorrët e holla dhe që tek gratë shpesh takohet në rrugët urinare, për arsye të afërsisë që ka uretra e gruas me rektumin. Pra, për arsye se si merret kampioni i urinës që do ekzaminohet, ndodh shpesh që E-coli të përcaktohet në urinën që ekzaminohet.

Dua t’ju këshilloj që, kur të merrni kampionin për të bërë analizën e urinës dhe urokulturën, të lani mirë duar për rreth 2 minuta, të lani mirë organet gjenitale nga vulva në drejtim të anusit, për të evituar kontaminimin me bakterie që mund të jenë të pranishme në intestinë (zorrë). Më pas, lani me kujdes shishen sterile ku do futni urinën. Nuk duhet ta takoni atë, me organet gjenitale. Filloni të urinoni dhe lëreni pjesën e parë të urinës të kaloj. Në shishen sterile mblidhni porcionin e mesëm të saj dhe vazhdoni të urinoni pjesën tjetër. Mbylleni shishen, duke patur gjithmonë kujdes të mos takoheni me buzët e saj. Mënyra e marrjes në këtë formë të kampionit të urinës për ekzaminim, është mënyrë e përshtatshme për të bërë ekzaminim të saktë të urokulturës.

Nëse bakteri i E-coli është i pranishëm, detyrimisht duhet mjekur për të evituar mundësinë e lindjes parakohe. Qëndroni e qetë, se ky bakter nuk është i dëmshëm në asnjë mënyrë për fetusin.

Shpresoj të kem qënë e vlefshme në shpjegim për ju.

/komuniteti