Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Enjtja dhe mpirja e anësive gjatë shtatzënisë

E nderuar,


Jam shtatzënë tani në muajin e nëntë, gjatë gjithë kohës kam pasur shtatzani normale pa probleme të theksuara, tani që jam në muajin e nëntë, duart më janë ajur dhe më mpihen jashtë mase sidomos kur zgjohem në mëngjes e kam shumë vështirë që ti mbledh gishtërinjtë sepse nga mpirja ndjej dhembje gjithashtu. Përgjithësisht kam dhembje të eshtrave, të këmbëve dhe kurrizit. A mendoni se kjo është normale apo shkak për tu shqetësuar? Me shpresë që do të më ktheni një përgjigje të shpejtë, ju përshëndes përzemërsisht duke ju falenderuar për punën tuaj. Me nderime, Dita.

Dita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Në fund të shtatzënisë vihet re zakonisht tek gruaja një edemë e lehtë e anësive dhe e fytyrës. Për ankesat që referon, do të këshilloj të drejtoheni tek gjinekologu për të kryer matjet e domosdoshme të tensionit arterial dhe për të realizuar disa analiza specifike të funksionit të veshkave me qëllim që të përjashtohet prania e hipertensionit në shtatzëni.

Si këshilloj që kur shtrihesh, pozicioni anash majtas do t’ju favorizonte në uljen e edemave. Kujdesohu që gjatë ditës, duart t’i mbash në lëvizje dhe shmang mbështetjen mbi to, për një kohë të gjatë e sidomos natën. Kjo do të ndihmonte në qarkullimin e mirë dhe të plotë të gjakut.

Uroj të lindësh sa më normal një bebe të bukur.

/komuniteti