Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime shëndetsore gjatë shtatzënisë

Përshëndetje doktereshë,


Kisha një pyetje për ju, jam në javën e 34 të shtatzanisë dhe gjiri i majtë ka filluar të më pikojë ndonjëherë, këtë gjë e kam vërejtur tek tv brendshmet, a është kjo gjë normale apo duhet të drejtohem diku? Dhe një pyetje tjetër ju lutem, kur eci kam vështirësi dhe shtrëngime të barkut si dhe më merret fryma shumë shpejt dhe më duhet të ulem menjëherë për të marrë veten, përveç këtyre kam dhe urinim shumë të shpeshtë. Çfarë mund të më thoni për këto shqetësimet e mia, theksoj se është shtatzania ime e parë dhe jam pak në ankth tani nga fundi...duke ju falenderuar me gjithë zemër, ju uroj gjithë të mirat...

Vali (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pyetjet që më drejton janë shumë. Me rradhë po mundohet t’i përgjigjem.

Gjiri ka strukturë tubule-lobulare. Funksioni i tij, është prodhimi i qumështit. Zakonisht qumështi vjen ditën e dytë ose të tretë pas lindjes, por në disa raste ashtu siç ka ndodhur dhe me ty, dalja e pikave të qumështit nga gjiri gjatë shtatzënisë është normale dhe nuk paraqet problem.

Vështërsia në ecje duke përjashtuar ndonjë problem tjetër shëndetsor, lidhet me shtatzëninë dhe ti duhet të vlerësosh shtimin në peshë. Nëse ke shtuar mbi normë, sigurisht që do të kesh vështërsi në ecje. Të këshilloj të mos bësh ecje të gjata, të lodhshme me të përpjeta apo me shumë shkallë. Përdor këpucë të gjëra dhe të sheshta. Mos përdor veshje të ngushta apo pantallona, që të shtrëngojnë këmbët dhe belin.

Një grua shtatzënë sapo të ndjej shtrëngime në barku, menjëherë duhet të konsultohet me mjekun gjinekolog. Shtrëngimet në bark mund të tregojnë edhe për fillimin e rrezikut të lindjes parakohe.

Frymëmarrja e gruas shtatzënë, vështirsohet sepse kafazi torakal ngrihet lart duke zgjeruar diametrin e tij transversal. Prandaj ndryshimet ventilatore, gazet e gjakut dhe ndryshimet acido-bazike në pulmone, mund të jenë shkak i ç’rregullimeve të frymëmarrjes. Vishni rroba të lehta dhe të gjëra për rreth kraharorit. Gjithashtu të rekomandoj qëndrimin shtrirë anash majtas, sa më shumë të jetë e mundur. Ky qëndrim do të lehtësojë ty dhe fëmijën tënd.

Urinimi i shpeshtë që ankon, ka të bëje me shtypjen në fshigzën urinare të kokës së fetusit. Për siguri, bëj një analize urine të thjeshtë dhe urokulturë për të diagnostikuar ndonjë infeksion urinar të mundshëm.

/komuniteti