Sekrecioni i bardhë vaginal në shtatzëni
Shkurta
(13 vite më parë)
Përshëndetje Shkurta
Është normale shtimi i sekrecioneve vaginale tek gratë shtatzëna, kur analizat e kulturës dhe strishos së tyre rezultojnë të pastra.
Nëqoftëse shoqërohen me djegie, kruarje etj, duhet të mendohet për infeksion gjenital.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe.
Jam ne javen e 23 te shtatzenise. Deri tani sipas mjekut tim eshte gjithcka ne rregull me beben dhe mua. Mirepo jam shume e shqetesuar pasi qe nje kohe perafersisht 2 muaj kam filluar te kem sekret te bardhe vaginal vazhdimisht, i cili eshte sikur qumesht dhe eshte pa ere dhe nuk shoqerohet me kruarje. Kam bere analizat e gjakut dhe urines ku ne pergjithesi kane dale mire pervec numrit te leukocideve qe eshte 10.7. Poashtu kam bere edhe strisho vaginale dhe cervikale ku rezultati eshte ky; Pas kultivimit nuk eshte izoluar flora bakterore patogjene. Ju lutem doktoreshe, me tregoni se cfare mund te jete ky sekrecion dhe cfare me rekomandoni ju, pasi jam ne ankth se mund ti ndodh dicka bebes time?
Faleminderit.