Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koha e përshtatshme për testin e shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe.


Menstruacionet e fundit i kam patur me daten 10.09.2011, gjate ketij muaji kater here kam pasur marredhenie, a eshte koha e pershtatshme per te bere nje test te shtatzenise pasi vec kam edhe disa nga shenjat e shtatzenise, sic jane: urinim i shpeshte, lodhje por kam edhe dhimbje te here pas hershme ne fund te barkut.


Faleminderit doktoreshe.

Zana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Shenjat që tregon, të bën të mendosh për një shtatzëni të mundshme. Por, them që është shumë shpejt të bësh një test shtatzënie. Mbase pas datës 10 tetor edhe mundet të bësh një provë testi. Nëse konstaohet se shtatzënia ka filluar, kontakto me mjekun gjinekolog për ta konfirmuar shtatzëninë dhe marrë disa këshilla të nevojshme sepse duhet të kryhen edhe disa analiza dhe ekzaminme të domosdoshme.

Uroj të jetë realizuar ëndra për fillimin e shtatzënisë.

/komuniteti