Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosshtimi në peshë në tremujorin e parë

Doktoreshe ju falenderoj nga zemra per pergjigjet qe me keni dhene.


Doja t'iu pyesja se eshte e rrezikshme per bebin nese nena gjate tremujorit te pare nuk ka shtuar aspak ne peshe?


Faleminderit.

Marsi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi

Në fund të tremujorit të parë, nëna duhet të ketë shtuar në peshë afro 2 kg nga pesha e saj e para shtatzënisë. Kjo peshë, është mesatarizim i pranuar mbi peshën normale të gruas para shtatzënisë. Por gjithnjë duhet ditur, se shtimi në peshë i shtatzënës varet edhe nga pesha e saj trupore përpara shtatzënisë. Për shtatzënat obese, disa studime pranojnë se shtimi në peshë edhe deri në fund të shtatzënisë mund të jetë zero dhe fëmija ka zhvillim normal dhe lind shumë i shëndetshëm. Nëse nëna është me peshë të vogël trupore, pranohet që shtimi i saj në peshë deri në fund të shtatzënisë mund të jetë edhe nga 18-të kg e më shumë.

Sa më sipër dua të them se; nëse ecuria e shtatzënisë është normale dhe zhvillimi fetal është normal, nëse shtatzëna konsumon rregjim ushqimor të vlerësuar në sasi dhe cilësi, konsideroj se mos shtimi në peshë deri në fund të tremujorit të parë nuk është problematike.

Megjithatë situta nuk duhet të lihet kështu, se mos shtimi në peshë mund të mos lidhet me shtatzëninë për mund të lidhet me faktor të tjerë shëndetsor të shtatzënës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti