Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesë periodash pas lindjes

Pershendetje doktoreshe Moza.


Kam lindur vajze te cilen e kam 12 muaj pas 7 muajsh me erdhen periodat ne muajin maj dhe qe nga ai muaj nuk me kane ardhur po bej afro 5 muaj kam bere dhe testin e shtatzenise ku me doli negativ, mund te me sqaroni ju lutem se cfare problemi kam? Ju perqafoj, Ornela.

Ornela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ornela

Përshkrimi, mund të ketë të bëjë me ndonjë çrregullim menstrual. Të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe endometrin, dhe më pas më kontakto për marrë rekomandimet e nevojshme qoftë edhe mbi trajtimin e mundshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti