Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ta përmirësoj gabimin?

Prape Fera jam doktoreshe, desha te pyes se si ta permiresoj gabimin, une ka tri dite qe jam duke e perdorur Desobel, mirepo une nuk kam filluar ne kohen e menstruacioneve, po menjehere si e kam perfunduar operacionin. Ciklin menstrual e kam me 22 deri me 25 me se largu si te ja bej tash doktoreshe, ti nderpres apo te vazhdoje? Ju faliminderit.

Fera (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fera

Nuk e pranueshme ndërprerja ndërprerja në mes, e marrjes së këtyre tabletave. Të rekomandoj që kutinë ta mbarosh, dhe do të presësh menstruacionet. Nga dita e parë që shënohesh me hemorragji, fillohet përdorimi i tabletave të kotracepsionit për 21 ditë rrjesht. Bëhet një pauz prej 7-të ditësh dhe në ditën e parë të gjakrrjedhjes së menstruacionit të rradhës, fillohet kutia e re e kontracepsionit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti