Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zhvillimi i bebit

E nderuara doktoreshe.


Jam shtatzene 34 jave e 1 dite. Isha te mjeku gjinekolog, po ashtu i bera analizat, dhe gjithcka sipas mjekut eshte mire. Mjeku me tha se beba ka 2.760 g dhe se sipas mjekut beba eshte e zhvilluar dy jave me shume. Sipas mjekut gjithcka edhte mire, por mua disi me shqetesoi. Ju lutem a ka vend per shqetesim me qe beba eshte zhvilluar me shume?


Ju faleminderit.

Blerta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerta

Nuk ka asnjë lloj shqetësimi, nëqoftëse fëmija është zhvilluar më shumë në peshë sesa mesatarja e pranuar. Më i rëndësishëm është fakti, që ecuria e shtatzënisë dhe e fëmijës është normale. Nëse për javët e mbetur deri në fund të shtatzënisë, fëmija do të rritet me këtë rritëm, mjeku do të krahasoj madhësinë e tij me dimensionet e bacinit amtar, dhe do të vendosë për rrugën e lindjes në bashkëpunim edhe me ty.

Megjithatë, bërja e analizave të diabetit është e rëndësishme pasi edhe një nënë diabetike lind fëmijë me peshë mbi normë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti