Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zemra e bebes

Pershendetje dokoreshe.


Jam shtatzene 6 jave e 5 dite dhe fryti eshte 35 mm, mirepo kur isha ne vizite mjeku me tha qe s`po i ndegjon zemren foshnjes dhe qe dyshon per ecurine e shtatzenise time. Doja te dija se mes ciles periudhe duhet te ndegjohet zemra e bebes dhe cfare madhesie duhet te jete beba afersisht 7 javeshe?


Duke ju uruar shendet pres pergjigjen tuaj!

Dafina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dafina

Në fund të javës së 7-të, gjatësia e embrionit është afërsisht 10 mm. Rrahjet e zemrës fetale në shumë raste edhe mundet të vlerësohet edhe në javën e 5-të të shtatzënisë. Por, kjo nuk është kështu, tek të gjitha shtatzënitë. Të rekomandoj që pas javë së 8-të bëj një ekografi tjetër (transvaginale), për të rivlerësuar rrahjet e zemrës fetale.

Uroj që shtatzënia të jetë në vazhdimësi.

Dresa (8 vite më parë)
pershendetje . jam ne javen e 8 plus dy dite . isha sot te mjeku por me tha qe nuk poja degjoj ende zemren e bebes ??? me tregoni ju lutem a ndodh apo frmu im nuk do te zvillohet??? jam shuume ne marak shume

/komuniteti