Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë është septate uterus?

Pershendetje doktoreshe!


Jam 26 vjece dhe para 6 muajesh pata nje abort spontan qe ndodhi ne muajin e dyte te shtatzenise. Perpara se te filloja nje shtatzeni te dyte mendova qe te sigurohesha se nga kishte ardhur kjo gje dhe bera disa kontrolla dhe analiza. Gjate ekos qe mjeku me beri, komfirmoi se aborti kishte ndodhur per shkak te ndarjes se uterusit tim ne 2 pjese qe ai e quajti "Septate Uterus". Deshiroj qe te operohem per kete gje, por a eshte ky nje operacion i veshtire qe mund te doje anastezi? Sa kohe duhet te ruhem qe te nis nje tjeter shtatzeni? Dhe a mundet kjo te perseritet ne te ardhmen?


Faleminderit! Me respekt, Silva.

Beta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Beta

Operacioni i propozuar, heq murin ndarës së mitrës dhe dy gjysmat bashkohen për të bërë një të tërë. Operacioni kryhet nën anestezi të plotë endotrakeale. Pas operacionit, shtatzënia e rradhës duhet të kërkohet pas një viti. Ndërsa ndjekja e shtatzënisë, duhet të jetë shumë rigoroze nga ana mjeksore.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti