Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hemorroidet gjatë shtatzënisë

I nderuar Dr. Jam ne javen e 14 te shtatzenise dhe qe 2 dite kam problem me hemorroide, me kane sugjeruar qe ta perdore dhjamin e derrit per sherim por pasi qe jam shtatzene po frikesohem me e perdore. Cfare me sugjeroni? Faleminderit shume.

Hana (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Hana,

Hemorroidet janë vena të zgjeruar përreth anusit, të cilat shkaktojnë kruarje, dhimbje dhe gjakrrjedhje. Hemorroidet bëjnë që me jashtëqitje të rrjedhë gjak, kurse kur provoni të defekoni keni dhimbje. Këto paraqiten gjatë shtatzënisë, sepse venat relaksohen nën ndikimin e hormoneve të shtatzënisë. Zakonisht tërhiqen shpejt pas lindjes. Nëse vuani nga hemorroidet:

1. Hani ushqim të pasur me fibra si dhe fruta e perime. Poashtu pini shumë lëngje, sepse e parandaloni kapsllëkun i cili përkeqëson hemorroidet;

2. Mos qëndroni në këmbë për një kohë të gjatë;

3. Bëni ushtrime për të përmirësuar qarkullimin e gjakut;

4. Kur fleni mbani këmbët pak të ngritura (futni nën këmbë ndonjë libër të trashë);

5. Për ta lehtësuar dhimbjen përdorni akull.

6. Nëse hemorroidet dalin jashtë anusit, provoni që t’i futni brenda;

7. Këshilloni mjekun dhe kërkoni nga ai që t’ju japë ndonjë pomadë për t’i lyer hemorroidet. Nuk ju rekomandoj qe te perdorni metoda te cilat nuk jane dokumentuar shkencerisht se jane te sigurta dhe efektive.

/komuniteti