Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje shpine në fillim të shtatzënisë!

Pershendetje e nderuara doktoreshe!


Para tre muajsh kam pesuar abort spontan ne javen e tete te shtatzenesise. Pas nje varg analizash dhe strishove gjithecka ka rezultuar ne rregull. Menstruacionin e fundit e kam pasur me date 07.09.2011, meqenese cikli im eshte ne cdo 26 dite atehere une kam bere nje test urine qe rezultoj pozitiv. Shqetesimi im eshte se kam dhembje konstante ne fund barku dhe dhembje te vazhdueshme ne fund te shpines. Qendrimi ne shpine e shtrire ne mbremje me duket se pak e lehtson dhembjen e shpines, menqenese 8 ore punoj ulur. gjate dites. A guxoj te rri e shtrire ne shpine? A jane shqetesuses keto dhimbje? a me rekomandoni te marr diqka ( progesteron...???) a eshte heret te beje nje vizite tek gjinekologu? Kerkoj falje per shkrimin e gjate, por ju lutem doktoreshe me ndihmoni ngaqe jam 35 vjeqe dhe dua te ndermarr masa parandaluese qe mos te me ndodhe si heren e pare! qofshi cdo here me te mira!

Shyhrete (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shyrhete

Shenjat që përshkruan dhe sidomos rezultati i testit të shtatzënisë, tregojnë për mundësinë e fillimit të një shtatzënie. Për të vërtetuar këtë mundësi, bëj testin e beta HCG, që është ekzaminimi më i saktë i përcaktimit të fillimit të shtatzënisë.

Mirë është të paraqitesh tek mjeku gjinekolog, sepse ai do të rekomandoj të bësh disa analiza dhe ekzaminime të cilat kanë rëndësi në ecurinë e shtatzënisë. Kontrolli i parë ekografik, bëhet bëhet rreth javëve 8-12 të shtatzënisë, kryesisht me ekzaminim transvaginal për të vlerësuar zhvillimin fetal dhe të rrahurat e zemrës fetale.

Edhe dhëmbja e shpinës është një shenjë e mundshme e shtatzënisë. Por dhëmbja e shpinës tek ty, mund të vijë edhe për shkak të pozicionit të qëndrimit në punë. Gjatë kësaj periudhe, mundohu të shmangësh lodhjen e shpinës.

Mirë do ishte ta dije shkakun e abortit të ndodhur dhe të ishte trajtuar ai. Në pamundësi, përdorimi i preparateve me progesteron në këtë shtatzëni të mundshme, është e rëndësishëm. Për këtë të rekomandoj që të përdorësh progesteron oral (utrogestan), ku dozën dhe sasinë e përshkruan mjeku në recetë.

Të uroj fat.

/komuniteti