Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia

Pershendetje. Jam ne javen e 34 te shtatzenise dhe kam filluar te kem dhimbje te shpines (mesi) nuk me dhemb gjate gjithe kohes por nganjehere, me intereson a ka mundesi qe kam filluar te hapem poshte nga pak, me 11 nentor e kam terminin e lindjes. Ne pergjithesi jam mire dhe mjekja me ka thene qe bebi eshte kthyer me koke poshte. Flm.

Esra (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Esra,

Dhimbja e shpines eshte nje ankese e shpeshte e shtatzenave, sidomos ne javet e fundit te shtatzenise. Eshte koha kur duhet te besh strishon vaginale per skrining per streptokok te grupit B. Gjate marrjes se strishos mund te behet ekzaminimi vaginal per te pare se a ka filluar te hapet kanali i lindjes. Nje shkak tjeter i dhimbjes mund te jete infeksioni i rrugeve urinare. Te rekomandoj qe te besh analizen rutinore te urines dhe nese ka shenja infeksioni mjekja jote do te te pershkruaje terapi.

Eshte gje e mire qe beba eshte kthyer me koke teposhte. Uroj te kesh nje lindje te lehte dhe nje bebe te shendetshme!

Me shkruaj per pervojen tende gjate lindjes!

/komuniteti