Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth mestruacionit

Doktoreshe jam perseri Ermira, qe te shkruajta para 2 ditesh, ju po me thoni qe kam humbur dhe nje femije tjeter tani kete muaj shtator, por une i kam bere te gjithe analizat dhe me kane dale shume mire tani, shkaku i dy aborteve te para me kane thene per shkak te infeksionit, kur humba femin e dyte doktori me tha qe nuk do te ndodh me kurre nje abort tjeter sepse je pastruar shume mire, ka mundesi te me kete ndodhur perseri nje abort tjeter, pastaj burri nuk ka bere analiza asnjere sepse une nuk eshte qe nuk ngel shtatzane por mua nuk ma mban mitra ka mundesi qe dhe burri te kete ndonje problem? Ju lutem me ktheni pergjigje, ju faleminderit shume.

Ermira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

E kuptoj shqetësimin tënd, Ermira.

Mendoj se me qetësi duhet të gjendet ajo çfarë ka ndodhur. Por, mbi atë që më shkruaje, dyshoj se mund të ketë ndodhur një gjë e tillë. Ndodhia e një aborti apo ecuria e shtatzënisë, nuk varen nga ato që them unë që nuk të kam vizituar , apo edhe nga ato që ka thënë mjeku që të ka vizituar. Shtatzënia është në varësi të shëndetit riprodhues dhe të përgjithshëm të shtatzënës/gruas dhe shëndetit riprodhues të bashkëshortit si dhe shumë faktorëve të tjerë shoqërues.

Tashmë duhet të bësh një seri analizash dhe ekzaminimesh sipas një rradhe të përcaktuar, dhe këtë rradhë duhet të ta bëjë të pranishme mjeku që i ke besuar shëndetin tënd riprodhues. Paralelisht, edhe bashkëshorti duhet të sigurohet, që është i aftë të kryej fertilizim të sukseshëm me analizë të spermogramës.

Nga sa thashë më sipër, të këshilloj që përpara se të fillosh shtatzëninë e rradhës, duhet të kryhesh këshillim parakoncepsional.

Për të mësuar më shumë mbi këtë, të rekomandoj të lexosh artikulllin e linkun;

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj të fillosh sa më shpejt shtatzëninë e dëshëruar.

/komuniteti