Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozita e bebes

Pershendetje e nderuar doktoreshe.


Une jam shtatzene ne javen e 30 e 3 dite, mirepo dy vizitat e fundit bebja ime ishte e kthyer me koken larte dhe kembet poshte, desha te dije se si mund te kthehet bebja me koke poshte dhe do doja ndonje keshille nga ju? Ju lutem shume te me tregoni pasi qe jam e shqetesuar a eshte gjendje normale kjo apo cfare?


Pres pergjigjen tuaj.

Blerta000 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerta

Pozicionin përfundimtar të lindjes fëmija e merr duke filluar pas javës së 30-të të shtatzënisë. Ka raste kur fëmija e ndryshon pozicion pas kësaj periudhe. Por kjo ndodh kur fëmija është i vogël në gjatësi dhe peshë dhe hapsira uterine mundëson lëvizjet dhe rrotullimet fetale.

Uroj që të ndodhë kështu, por edhe nëse nuk ndodh që fëmija të marrë pozicion në kokë (cefalik), mjeku përcakton paraprakisht strategjinë e lindjes duke vlerësuar faktorët e mundshëm. Në praktikën time, rastet e fëmijëve podalikë (me këmbë), tentoj dhe provoj mundësinë e lindjes normale. Nëse proçesi i lindjes nuk ka mundësi të avancojë normalisht, atëherë lindja realizohet me prerje cezariane.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti