Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është e mundur të dish sa javëshe je me saktësi nëpërmjet ekos?

Pershendetje Dr. Mimoza.


A eshte e mundur te dish sa javeshe je me saktesi nepermjet ekos? Dhe pyetja ime e dyte, une jam 32 javeshe e 5 dite sipas ekos, kur nuk rrezikoj me qe do te thote, a jam futur ne muajin e 9? Nese jo ne cilen jave futem?

Ola2011 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ola

Ekgrafia vlerëson javën e shtatzënisë në bazë të disa parametrave që maten mbi fetusin, por, nuk mund të presësh sëktësi mbi javën e shtatzënisë. Mjeku të dhënën e marrë e krahason, e korrekton edhe me të dhënat që paraqet shtatzëna. Java e saktë e shtatzënisë është ajo e numëruar nga dita e parë e gjakrrjedhjes së menstruacionit të fundit.

Është praktike për ndjekjen e ecurisë së shtatzënisë, llogaritja e saj me javë. Pas javës së 37-të të shtatzënisë, lindja konsiderohet dhe është normale.

Të uroj shtatznëi të mbarë.

/komuniteti