Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mundësi të jem shtatzënë?

Pershendetje Doktor dhe flm per pergjigjen qe me keni dhene nje jave me pare. Mua akoma nuk erdhi ciklin menstrual, isha ne kontrolle tek gjinekologu, sot eshte dita e 8 qe me eshte vonu cikli. Dita e pare e ciklit te fundit ka qene 07.09.2011 dhe kohezgjatja e ciklit 26 dite, muajin shtator kam provu te ngel shtatzene. Doktori me tha qe muri i endometriumit eshte i fryre apo i ajtun. Tha qe duhet te pritet dhe 7 dite se ka mundesi qe konceptimi ka ndodh me vone. Me rekomandoi te beje Beta Hcg, une e bera rezultoi Zero (0). Testin shtepiak nuk e kam bere. Shenja te shtatzenise kam dhe asnjehere nuk ka ndodh te me vonohet cikli. Nese ka mundesi ju lutem me pergjigjeni se cka do te thote muri i endometriumit i fryre? Ju lutem per pergjigje sa me te shpejte sepse jam shuuuume ne stres. Pune te mbare.

Eda (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Eda,

Nese vlera e beta-hCG ka dale zero, atehere ti nuk je shtatzene. Endometriumi i fryre eshte shenje se ka pasur veprim vetem te hormonit estrogjen, kurse nuk eshte prodhuar progesteron. Per kete arsye ke vonese te menstruacioneve.

Te rekomandoj te marresh utrogestan 100 mg 2x1 per pese dite rresht dhe menstruacionet do te te vijne pas perfundimit te terapise (mund te te vijne edhe gjate marrjes se terapise).

gentiana gj (8 vite më parë)
Pershendetje doktor Me Jane vonuar menstracionet, me 11 te muajut te kaluar I kisha dmth kan kaluar 4-5 dite dhe nuk kam shenja te ciklit, mardhenje kemi pasur te pambrojtur por qe dy here bera testin shtepiak dhe me doli negative a mos eshte heret te dyshohet per shtatzani apo mund te kem vetem vones apo qrregullim

/komuniteti