Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bajamet në shtatzëni

Pershendetje!


Jam e shqetesuar se ka nje periudhe te pakten dy jave, qe i kam bajamet si te skuqura, dhe fytin shume te thare. Kam pire çajra, mjalte, po prape s`me ka ndryshuar, sidomos naten kam dhe djegje. Nuk e di çfare mund te perdore, qe te mos me pengoje ne shtatzeni, pasi jam ne javen e 27 te saj?


Ju faleminderit.

Marsi (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Marsi,

Iritimi i fytit mund te ndodhe per disa arsye. Mund te jete per shkak te tymit te duhanit. Edhe nese nuk pin duhan, nese rrin ne nje ambient ku te tjeret pijne, kjo ndikon negativisht tek ti. Mund te kesh ndonje pune ku ka gazera te ndryshme ne ajer. Shkak tjeter eshte infeksioni. Te rekomandoj qe te konsultohesh me mjekun tend per te gjetur shkakun e pezmatimit qe ke. Nese eshte diçka e thjeshte dhe e parendesishme, mund te mos kesh fare nevoje per mjekim. Por, nese ke ndonje infeksion atehere eshte me mire qe te marresh ilaqe per te parandaluar ndonje perkeqesim te situates. Ne javen e 27 ka nje mori barnash qe jane te sigurta te perdoren gjate shtatzenise.

Pac shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti