Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rregullimi i dhëmbëve

Pershendetje Dr. Jam ne javen e 15 te shtatzenise.


Javen e kaluar kam rregulluar disa dhemballe. Njeri nga dhemballet qe ishte prishur me shume dhe duhej patjeter ta rregulloja nuk duroja dhimbjet. Prandaj Dr me tha te me jipte nje ineksion sepse pasi jam ne tremujorin e dyte te shtatzenise nuk ka problem! Por,tani me eshte bere si "ves" dhe cdo here mendoj: cka nese i kam shkaktuar dem foshnjes!


Ju lutem me pergjigjuni sa me shpejte.


Falemnderit per mirekuptim :)

Teuta Murati (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Mendoj se stomatologia ka aplikuar injeksion me “lidokainë”. Ky lloj anesteziku lokal, nuk ka asnjë influencë negative tek fetusi. Përjashtohen rastet kur mund të japë reaksion. Si edhe ti shkruan, çdo gjë paska kaluar shumë mirë, prandaj nuk ka arsye që të brengosesh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti