Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Barërat për anemi dhe lëvizjet e bebit

Pershendetje doktoreshe Mimoza, kam dy pyetje nese ka mundesi me mu pergjigje, jam ne javen e 21 te shtatzenise, ne javen e 17 me dolen analizat anemike dhe perdora "Fersan" mirepo kam haru ta pyes sa dite duhet ta perdore ate terapi, ishin 30 hapa, une i kam pi gati te gjitha a kam bere ndonje gabim sepse jam be merak dhe desha t`ju pyes jam ne shtatzenine e dyte ne te paren kam abortuar padashje, tash ende shume si dalloj levizjet e bebes s`mundem ti kuptoj edhe pse diçka sikur me rreh sikur zemra. Pres me padurim te me pergjigjeni. Kalofshi mire.

Ajshe (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajshe

Shtatzënat rekomandohen që të përdorin suplemente hekur, nga java e 16-të e shtatzënisë e deri 45 ditë pas lindjes. Ky rekomandim mbështet në nevojat që ka organizmi i nënës për hekur gjatë shtatzënisë dhe në veçanti nevojat e fëmijës për të patur një zhvillim të mirë dhe normal.

Tek gratë anemike, vlerësohet ferritinemia e cila konstaton rezervat e hekurit në organizmin e nënës. Sasia e rezervave të hekurit, vendos nëse duhet të shtohet doza e hekurit mbi dozën e hekurit që u rekomandohet të marrin shtatzënat pa anemi. Kur vlerat stabilizohen, rekomandimi rikthehet në dozën e parë e cila duhet konsumuar deri 45-së ditë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti