Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrëzimet gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr. Jam ne javen e 19 te shtatzenise dhe ka rreth nje muaj qe cdo gje po shkon per mrekulli sepse me pare kisha te vjella, hemorragji etj. Dje pasdite kam bere nje veprim shume absurd qe akoma nuk po e marr vesh si e bera... hipa ne nje karrige me rrota (per te evituar ngritjen peshe te nje karrigeje tjeter) per te vene nje perde dhe si pasoje u rrezova, qe ne momentin e pare qe e kuptova qe do rrezohesha kam bertitur si e cmendur, rash me brrylin e dores se majte qe tani e kam cope cope dhe mendoj se kam rene edhe me vithen e majte. U ngrita dhe u shtriva ne divan dhe per rreth 30 min bebi ka levizur ne nje menyre te papare. Edhe ne mbremje kur rash me fjete e njejta gje levizte shume. Qe nga momenti qe u rrezova nuk pata dhimbje barku... mendon se duhet te shkoj sa me pare tek nje mjek apo te pres dt 15 qe kam terminin, sepse ne shtetin qe jam eshte e veshtire te futesh pa termin... flm dhe zoti jua shperblefte me te mira kete qe beni per ne. Ola.

Ola (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Ola,

Nje nga keshillat e pare qe i jap seciles shtatzene eshte qe te mos beje pune qe kerkojne terheqje te trupit ose pune qe duhet hipur ne karrike ose shkalle (venia e perdeve, pastrimi i tavanit etj). Ajo qe kam frike se mos ndodhe eshte pikerisht kjo qe te ka ndodhur ty. Konsideroj se duhet te shkosh tek mjeku yt. Mund te kesh nevoje per mjekimin e berrylit, por patjeter duhet bere edhe nje ekzaminim ultrasonografik te frytit. Beba noton ne lengun amnial ne brendi te mitres. Domethene ka nje mbrojtje te shumefishte nga traumat siç ka qene kjo qe ke pasur ti, megjithate do te ishte mire sikur te behej nje eko per te pare se placenta (organi qe lidh beben me mitren) nuk ka pesuar ndonje demtim. Nuk e pata qellimin qe te te frikesoj, por mendoj se duhet te vizitohesh tek gjinekologu yt.

Uroj qe te kesh nje shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti