Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e 39 e shtatzënisë

Pershendetje, jam ne javen e 39 te shtatzenise, gjate nje rikoverimi ne spital mjeket me thane se femija eshte pak i vogel per mesataren qe duhet te kete ne kete jave, por nuk duhet te shqetesohemi. Desha t`ju pyes edhe juve nje mendim, çfare mendoni rreth kesaj situate? Flm per keshillen.

Lena (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lena

Edhe mundet që fëmija të ketë përmasa më të vogla se mesatarja e pranuar. Por asnjëherë kjo nuk do të thotë, se zhvillimi apo shëndeti i fëmijës është me probleme. Në fund të fundit, fëmija është një individ ku madhësia dhe përmasat e tij janë pjesë e individualitetit të personit. Përndryshe të gjithë njerzit e kësaj bote, do të ishin njësoj në madhësi dhe përmasa. E rëndësishme wshtw që fëmija të jetë dhe të lindë i shëndetshëm.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti