Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk i ndjej lëvizjet e bebit

Pershendetje.


Jam ne javen e 20 dhe nuk po e ndjej bebin te levize, ne eko e kam pare dhe eshte mire, flm.

Rena (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rena.

Lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës fillojnë të ndihen të qarta rreth javës të 20-22 të shtatzënisë. Në fakt fetusi lëviz që në moshën 6-të javëshe, por lëvizjet e tij nuk ndihen nga nëna. Në javën e 27 të shtatzënisë, ju duhet t’i ndigjoni lëvizjet e fëmijës tuaj, disa herë në ditë.

Nëse ndodh ndryshe, ju rekomandoj që t’i drejtoheni mjekut tuaj gjinekolog. Bebi mund të lëvizë ose mund të mos lëvizë për arsye të ndryshme. Ndaj mjeku me anë të ekzaminimeve, do të mund të përcaktoj gjendjen shëndetosore të fëmijës tuaj, duke marrë masa për çdo situatë të mundshme.

Ju uroj që këtë shtatzëni ta çoni deri në fund dhe të lindni një fëmijë të bukur dhe të shëndetshëm.

/komuniteti