Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ushqimi me qumësht gjiri gjatë shtatzënisë

Përshëndetje doktoreshë jam shtatzënë, mirëpo vajzën e ushqej ende me gji, vajza ka 11 muaj a është ky ndonjë problem për shtatzani pasiqë edhe punoj dhe shpesh ndodhë që për afro 6 orë vajza mos me pi gji a duhet të ja ndërpres vajzës gjirin?

Rina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Rina.

Rasti yt, nuk është i pari që ndodh kështu. 6 muaj pas lindjes, njëkohësisht ushqimit me qumësht gjiri, zakonisht nënat fillojnë të përdorin ushqimet suplementare për fëmijën e tyre. E mira është vërtetuar, që sa më shumë të zgjasë ushqimi më qumësht gjiri aq më mirë është për fëmijën.

Tashmë, ti ndodhesh në një situatë reale. Je shtatzënë. Kjo do të thotë që rregjimi yt ditor dhe ushqimor, të jetë i veçantë dhe i rekomanduar për hir të shëndetit tënd ashtu edhe të fëmijës që po vjen. Njëkohësisht, vajza jote 11 muaj ushqehet me qumësht gjiri. Edhe kjo situatë kërkon që mënyra e jetesës dhe të ushqyerit duhet të jenë të rekomanduara. Unë mendoj, se organizmi i gruas nuk e përballon një situatë të tillë të dyfishtë. Nëse vazhdohet kështu, sado i përmirësuar të jetë rregjimi ditor dhe ushqimor, diku do të lihet diçka mangut duke reflektuar pasoja të rëndësishme. Kjo pasojë mund të pasqyrohet tek vajza e vogël, tek bebi që ka filluar të jetojë brënda teje ose tek ty vetë.

Në zgjedhje të një rruge, të rekomandoj të fillosh të ndërpresësh ushqimin me gji të vajzës së vogël. Hap pas hapi, ajo duhet mësuar me ushqime të përgatitura, por pa e zgjatur shumë në kohë. Ti për veten tënde, duhet të organizohesh si në drejtim të rregjimit fizik ditor ashtu dhe të marrjes së ushqimeve të rekomanduara ku nuk duhet të mungojnë sasia, cilësia me vitaminat dhe mineralet aq shumë të domosdoshme për organizmin tënd dhe fetusin.

Uroj dhe shpresoj, që gjithshka të shkojë shumë mirë.

/komuniteti