Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i utrogestanit

Menstruacioni i fundit ka qene me 19.08, perafersisht jam ne javen e 8, qe 3 vite sjem ngel shtatzene, tash ka ndodh, mjeku gjinekolog me ka peshkru hapa acid folik edhe utrogestan 100 2 here1 deri ne 3 muaj, me tha qe ti pi a eshte normale utragestanin ta pi? Ju pres per pergjigje.

Vesa (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Vesa,

Te uroj per shtatzenine! Gjate shtatzenise prodhohet nje hormon qe quhet progesteron. Funksioni i progesteronit eshte qe ta mbaje mitren te bute dhe jo te tendosur. Ne fillim te shtatzenise ka shume rendesi qe embrioni te kete nje ambient te rehatshem per t'u zhvilluar. Kjo eshte arsyeja se perse gjinekologu yt ka vendosur qe te te pershkruaje progesteron. Duke marre parasysh qe je shtatzene pas tre vjetesh, e ka konsideruar se mund te te ndihmoje duke te pershkruar utrogestan. Utrogestani nuk eshte i demshem per frytin, keshtu qe mund ta marresh pa merak.

Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti