Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i "Micostop"

Pershendetje doktoreshe, desha t`ju pyes sa eshte e parapame me perdore kremin vaginal micostop? Jam shtatzene ne javen e 23, kisha pakez kruarje rreth vagines jo shume. Faleminderit per mirekuptim.

Flora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flora

Nëse është kontatuar me anë të analizave të sekrecioneve vaginale prania e kandidozës/mykut, mund ta përdorësh preparatin që përshkruan. Nëqoftëse nuk ke bërë analizë, të rekomandoj që kremin antimykotik, të mos e përdorësh pa konstatuar praninë e kandidozës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti