Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kapsllëku në shtatzëni

Pershendetje doktor i nderuar, jam ne javen e 13 dhe kam probleme me kapsllek, a mund te me ndihmoni? Kaloni mire, ju pershendes.

Arta (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Arta,

Kapslleku eshte problem i shpeshte tek shtatzenat. Duhet pasur kujdes me perdorimin e barnave ne 12 javet e pare te shtatzenise. Për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin në trupin tend, që nga fillimi i shtatzënisë mund të vuash nga kapsllëku. Te ndihmon nëse:

-Merr sasi të mjaftueshme të fibrave me ushqim duke ngrënë: bukë misri, cereale, fruta dhe perime etj.

-Ushtron vazhdimisht për të mbajtur tonusin e muskujve në nivel të duhur

-Pin shume lengje

Nëse te shkaktojnë kapsllëk, mos merr tableta të hekurit. Nese je duke marre preparate te hekurit, bisedo me mjekun për problemin që te shkaktojnë këto tableta.

Nese perkunder ketyre keshillave, akoma do te kesh kapsllek, atehere konsultohu me gjinekologun dhe kerko ndihme prej tij.

Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti