Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosha për shtatzëni

E nderuara mjeke, jam 37 vjeçare, e sapomartuar, deshiroj te kem nje femije, a do te kem probleme per te mbetur shtatzene apo gjate shtatzenise?

Nora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora

Duhet të jesh koshiente se me kalimin e viteve, rritet vështirsia për të mbetur shtatzënë dhe për të patur një shtatzëni normale dhe të shëndetshme. Me ketë nuk dua të them, se mundësia për fillimin e shtatzënisë ka mbaruar.

Përpara se të fillosh shtatzëni, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun;

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Me fillimin e shtatzënisë, mjeku do të rekomandoj të bësh një seri analiza dhe ekzaminime.

Sinqerisht të uroj të fillosh një shtatzëni të sukseshme.

/komuniteti