Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Esheria coli gjatë shtatzënisë

Pershendetje dok, jam ne javen e 27 te shtatzenise po esheria coli s`po me le rehat. Kam perdore vitagyn c dhe po perdori ende, s`po me heket. A eshte e rreziksme per bebin infeksioni edhe hapat? Bebin e kam te kthyer mbrapsht, a eshte rrezik qe mos te kthehet per lindje? Ju faleminderit.

Mile (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Mile,

E. Coli eshte banor normal i traktit tretes te secilit prej nesh. Por, nese ky mikrob gjendet jashte traktit tretes, mund te shkaktoje infeksione. E. coli eshte shkaktari me i shpeshte i infeksioneve urinare. Ky mikrob mund te mjekohet me lehtesi.

Me sa kuptova nga pyetja jote, ti thua qe E. coli po zbulohet ne traktin gjenital apo jo? Mund te kesh bere strisho vaginale dhe ne strisho eshte zbuluar ky mikrob. Une dyshoj se mos ndoshta gjate marrjes se strishos, vata (pambuku) me te cilin merret sekreti per analize, eshte kontaminuar me E. coli qe gjendet ne lekuren perreth anusit. Perndryshe E. coli njihet si shkaktar i infeksionit te rrugeve urinare. Te rekomandoj qe ta besh prape strishon, por le ta merret ne menyre adekuate dhe nese prape del E. coli ne rezultat, atehere me nje mjekim te shkurter, ky mikrob zhduket.

Keshilla ime eshte qe kur pastrohesh ne banjo pas nevojes fiziologjike, pastrohu prej perpara prapa, domethene prej vagines kah anusi dhe jo anasjelltas.

Mos e neglizho larjen e duarve. Mund te te duket keshille e panevojshme dhe e tepert, por larja e duarve me uje te rrjedhshem dhe sapun eshte shume e rendesishme. Ne kete menyre keputet zinxhiri i bartjes se ketij mikrobi.

/komuniteti