Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i vitaminave dhe mineraleve gjatë shtatzënisë

Kohëve të fundit po preferohet për preventivë dhënja e vitaminave dhe mineraleve prenatal, unë kam shtuar në peshë afër 9 kg tash në javën e 17, a kam nevojë të marrë kësilloj vitaminash a po le të rrjedhë natyralisht procesi i shtatzanisë? Gjithë të mirat nga Anita

Anita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anita.

Përdorimi i vitaminave dhe mineraleve gjatë shtatzënisë, është domosdoshmëri për shëndetin e fetusit, bebit të ardhshëm si dhe të gruas. Shtesa në peshë që tregon, nuk është për shkak të marrjes së tyre. Ajo vjen kryesisht për shkak të kequshqyerjes, ku sasia dhe cilësia përdoren pa kontroll. Në tremujorin e dytë të shtatzënisë, shtesa në peshë për një konstrukt mesatar, shkon deri në plus 5 kg.

Në kohët që jetojmë, nuk duhet të ekzistojë mendimi që shtatzënia të rrjedhë vetë, natyrshëm dhe pa kontrollin dhe konsultën e specializuar të mjeksisë. Unë të rekomandoj me insistim të mos ndërpresësh marrjen e vitaminave dhe mineraleve gjatë periudhës së shtatzënisë. Konsultohu me gjinekologun që i ke besuar ndjekjen e shtatzënisë tënde, për kohën dhe sasinë e marrjes së tyre. Gjithashtu, mos neglizho kontrollin ushqimor. Mos mendo Anita, se sasia e madhe e ushqimit, është nevojë për ecuri sa më të mirë të shtatzënisë. Dietologët janë specialistët, që mund të të japin ndihmesë të domosdoshme në këtë drejtim.

Si përfundim shpresoj që të të kem orientuar sado pak, në drejtimin e duhur.

/komuniteti