Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullim mesturacionesh apo shtatzëni?

E dashur gjinekologe, kam lindur para 4 muajsh vajzen dhe mensturacionet me kane ardhur rregullisht cdo muaj mbas 40 diteve te lehonise, por kete muaj kam 10 dite qe i pres sepse me kane ardhur me dt 1.09.2011 te fundit dhe shume pak nderkohe qe une kam shume gjakderdhje, dhe kete muaj tetori nuk po me vijne, mendoni se mund te kem ngelur shtatzene apo jane thjeshte çrregullime, sepse dy teste qe kam bere nga java kaluar me kane dale negativ. Problemi eshte se une kam vajzen me gji dhe kam frike se mos nga shtatzenia (nqs jam vertete), me ndalon qumeshti sepse kam dy dite qe nuk kam qumesht mjaftueshem per vajzen, me eshte nderprere... ju lutem me jepni nje mendim se si duhet te veproj? Ju falenderoj shume, jeni shume e mire, sepse gjate gjithe shtatzenise kam komunikuar me ju dhe ju pa pertese i jeni pergjigjur cdo pyetjeje qe ju kam bere....ju uroj gjithe te mirat...

Anna (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anna

Meqënëse testi i shtatzënisë nuk ka rezultuar pozitiv, mundet të jetë një çrregullim hormonal që shkakton këtë anomali të menstruacioneve.

Të rekomandoj të drejtohesh për një konsultë tek mjeku gjinekolog dhe të bësh edhe një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe kavitetit të mitrës.

Gjithë të mirat.

Anna (13 vite më parë)
Ju falenderoj me perzemersi. Jeni e mrekullueshme dhe shume e durueshme per te gjitha pergjigjet qe i jepni pyetjeve tona. Me ne fund mensturacionet me erdhen me dhimbje shume ne fund te barkut (mendoj se jane vezoret) mendoni ende se duhet ta bej ate ekon? Ju pershendes.
Rina (13 vite më parë)
Pershendetje, jam ne klasen e 4 dhe jam shume e brengosur sepse me kane ardhe menstruacionet, a eshte normale kjo?

/komuniteti