Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Seksi pas lindjes

Doktoreshë të përshëndes, punë të palodhshme, e kam një pyetje, pse gjatë shtatzanisë 3 muajt e parë kam patur marrëdhënje seksuale, pas 3 muajve nuk kam fare ndjenja, as tash që 9 muaj që kam lindur nuk kam fare, ku mund të qëndrojë problemi? Ju lutem më ndihmoni se jam afër ndarjes me bashkëshortin sepse dyshon!

Ermira (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira,

Dua të tregoj dhe bashkëshortit tënd, se gjatë shtatzënisë ndodhin ndryshime anatomike, fiziologjike dhe biokimike në organizmin e gruas, të cilat vijnë si rezultat i përgjigjës të stimujve fiziologjik fetal. Vagina dhe perineumi, bëhen më të buta, muret e vaginës marrin ngjyrë më të errët dhe gjithë indi parametral, paraqet fenomene imibimi (fryrje) dhe edeme. Sekrecionet vaginale shtohen në nënyrë të konsiderueshme dhe pH (pehashi) varion nga 3.5-6.0. Këto ndryshime, bëjnë që gruaja të mos e ndjejë kënaqësinë që japin raportet seksuale gjatë shtatzënisë. Kjo gjëndje mund të mos u pëlqejë disa meshkujve. Por tek disa të tjerë, gjendja e re u duket interesante e bëhen edhe më seksual.

Normalisht, pas shtatzënisë rikthehet marrëdhënia e qetë dhe e rregullt seksuale.

Por, janë vërtetuar shumë faktor që influencojnë në humbjen e dëshirës seksuale sidomos pas lindjes. P.sh, gratë e lodhura dhe pa gjumë të plotë. Kjo gjendje vjen për shkak të periudhës së lehonisë, angazhimit që kërkon mirërritja e fëmijës së lindur, pagjumësisë gjatë natës që ndodh nga detyrimi për ushqim me gji të fëmijës, detyrimeve të tjera familjare si bashkëshorti, anëtarët e tjerë të familjes, punët e shtëpisë, fëmijët, puna e të tjera argumente si këto.

Tek disa gra, ekuilibrat hormonalë zgjasin mbi periudhën puerperale, për shkak të rigjenermit me vonesë duke humbur kështu interesin seksual. Edhe gjendja e laktacionit është përcaktuar si faktor i humbjes së dëshirës seksuale.

Tek çiftet e reja, lindja e fëmijës së parë mund të jetë një arsye psikologjike e frenimit të të bërit seks me dashuri dhe dëshirë. Vëmëndja kryesore shkon drejt fëmijës, dhe të bërit seks nuk është më prioritet i jetës së tyre. Kulmi arrin atëherë kur nëna e re gjatë aktit seksual, mendjen e ka tek fëmijë dhe jo tek bashkëshorti apo akti që po kryen. Kjo nuk është normale. Prandaj është e këshillueshme, sidomos gratë pas lindjes, ta rimarin në dorë situatën e përmirësimit të marrëdhënieve bashkëshortore, e në veçanti marrëdhënie seksuale për të rikthyer lumturinë e familjes.

Si përfundim mbetet dhe aspekti i fundit që nuk duhet lënë pas dorë. Një kontroll i përgjithshëm tek gjinekologu për të përcaktuar gjendjen shëndetsore e në veçanti shëndetin dhe organet riprodhuese, për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni, apo pasojë tjetër për shkak të aktit të lindjes.

Uroj t’i riktheheni sa më shpejt jetës tuaj normale.

Kosovarjaa (12 vite më parë)
Ju lutem te me ndihmoni kam qene shtatzane ne dy ekografite qe i kam bere te gjitha me kane dale mire per pos se thane eshte pak peshe e vogel po nuk eshte tragjike pesha pas nje jave te ekografise beba me kish vdeke ne bark kur ka qene 5 muaj e gjysem ndersa une e kam kuptu mbas dy jave. E tash jam shume ne depresion shumme marre ilaqe prej psikologu, po kam fillu me pas frike per shtatzanine jeter se analizat e femijes qysh ka ndodh vdekja nuk i kam marre akoma, ju lutem te me ndihmoni?

/komuniteti