Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet vaginale gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe! Shume faleminderit per te gjitha pergjigjet e pyetjeve tona. Une desha te pyes ne lidhje me sekrecionet vaginale. Jam ne javen e 27 te shtatezanise se dyte dhe shikoj se sekrecionet vaginale me jane shtuar, jane ne ngjyre te bardhe pa ere te keqe. Kur bera viziten e fundit ne analizen e urines nuk me doli asgje. Shpesh here me duket sikur femijen e kam shume poshte dhe me duket sikur do te dali. Nuk e di sa e qarte jam ne pyetjen time dhe a duhet te shqetesohem. Edhe dicka femija ime ne baze te ekos qe bere kete jave peshon afersisht 950 gr. A eshte normale? Faleminderit gjithsesi Eni.

Eni (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Sekrecionet vaginale gjatë shtatznisë, shtohen në mënyrë të konsiderueshme. Ato bëhen më viskoze dhe me ngjyrë të bardhë të ndritshme. Ky është normalitet, që ndodh tek çdo grua shtatzënë.

Nuk është analiza e urinës ajo që tregon gjendjen e sekrecioneve të bardha. Të këshilloj të bësh një analizë të thjeshtë të sekrecioneve vaginale dhe një kulturë të tyre. Në bazë të tyre, mjeku gjinekolog vendos edhe trajtimin medikamentoz. Mundet që një infeksion të jetë shkak për rrezik lindje parakohe. Ekzaminimi ekografik i quajtur cervikometria (matja e gjatësisë së qafës së mitrës), do të ndihmonte mjekun për të përjashtur shqetësimin, që paraqet në lidhje me ndjenjën, që bebi lëviz poshtë dhe sikur po del.

Për javën dhe peshën e shtatzënisë që referon, të garantoj Eni se, çdo gjë është normale dhe mirë. Por, mos neglizho të bësh analizat dhe ekzaminimet që të rekomandova.

Uroj që shtatzënia të shkojë sa më normalisht.

/komuniteti