Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha pas lindjes

Pershendetje kam lindur qe 3 muaj e gjysem, nuk ka hek shume kg as pas lindje as edhe qe afer 4 muaj, jam shume e brengosur barkun e kam shume te fryer, kam qene e dobet para se te ngeli shtatzene, ne shtatzani kam fituar 12 kg, tash kam humb vetem 5 kg qka mund te bej te kthej vijen e trupit ose se paku barkun mos te kam kaq te fryer? me rrespekt Vlora.

Vlora (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje, Vlora.

Me sa kuptova, je shqetësuar për peshën tënde trupore pas lindjes. Unë them se kjo gjendje është e korrigjueshme, por nuk duhet të harrosh se tashmë je grua që ke lindur fëmijë. Diçka, edhe do të shkasë nga linjat e para lindjes. Megjithatë duke mbajtur dietë, duke kryer lëvizje sportive, ndonjëherë duke vendosur edhe korse në raste të veçanta është e mundur të përmirësohen linjat trupore edhe të gruas pas lindjes. Por, sepse gjithmonë ka një por, këshillat duhen ndjekur me hapa të përcaktuar.

P.sh, nëse e ushqen fëmijën me qumësht gjiri, mbajtja e dietës nuk rekomandohet sepse ti duhet të ushqehesh dhe të marrësh vlera ushqimore ashtu si edhe gjatë shtatzënisë, për “dy persona”. Edhe gjimnastika gjatë kësaj periudhe mendoj se nuk është e nevojshme. Boll i ke lëvizjet dhe sforcimet për ushqyerjen dhe mirrëritjen e fëmijës, mbajtjen e familjes e të tjera punë që je e detyruar ti kryesh. Prandaj që pretendimi për t’u kthyer në peshën e parashtatzënisë, mbetet kur të heqësh apo largohet fëmija nga gjiri.

Pas kësaj, dietat rigoroze dhe ushtrimet aerobike apo gjimnastikore do të rikthejnë muskulaturës dhe linjat tuaja në gjendje optimale, ndonëse nuk përjashtohen veçoritë individuale të organizmit të çdo gruaje. Dhe si ndihmë e fundit për trupin e gruas, mbetet përdorimi i korsesë, për të përmirësuar sado pak pamjen e jashtme.

Tani për ty, është koha të lumturohesh dhe të kujdesesh për fëmijën që ke lindur. Shumë shpejt do arrish në linjat që dëshiron.

/komuniteti