Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth rezultatit të analizave

Pershendetje doktoreshe.


Deshta te pyes per nje analize urinare qe kam bere dje dhe mjeku me tha qe eshte keq. Pamja e kthjellet, ngjyra e verdhe, pH 7.5, pesha specifike 1.015, proteinat poz (+), glukoza neg, ketonet neg, bilirubina neg, urobilina neg, gjaku neg, nitrite neg, sedimenti i urines 4-5 leokocite, 10-12 qeliza epiteliale pllakore, mjaft bakterie. Keto jane analizat urinare ndersa mjeku me tha te rri shtrire sepse jom hapur dhe te bej urino kulturen per 3 dite, jam ne muajin e 7 dhe kam shume dhimbje ne vagine, mezi ulem e zgjohem. Me tregoni cfare te bej ju lutem? Si i komentoni ju analizat e mia?


Flm shume.

Elssa Gashi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Patjetër duhet të bësh urokulturën dhe antibiogramën siç të ka rekomanduar mjeku, e cila do të gjejë preparatin mjeksor më efikas për trajtimin e infeksionit që paraqet. Trajtimi duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi infeksioni mund të ndikoj në ecurinë e shtatzënisë sepse është një nga shkaqet e lindjes parakohe.

Nëqoftëse qafa e mitrës është e hapur, qëndrimi shtrirë është këshilla e parë dhe duhet të shoqërohet edhe me antispazmolitikë.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë

/komuniteti