Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbjet në fund të barkut dhe shpinë gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktorresh, jam ne javen e 33 te shtatzanise, prej javes 25 kam dhimbje ne fund te barkut edhe ne shpine, tri here jom trajtu me tokolozis, ne javen 26 kam perdor magnezium deri ne javen e 31, mjeku me ka rekomandu ta nderprej magneziumin, une vazhdimisht kam dhimbje kam presion ne fund te barkut, kom ndjenjen qe don me me dale beba edhe qe nje jave nuk guxoj me qendru ne kembe e as ulun se ndjej dhimbje, ju lutem me tregoni cfare te bej?!

Laura Sylejmani-Korbi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Prematuriteti në varësi të moshës së shtatzënisë, kalsifikohet në tre kategori. Ti bën pjesë në kategorinë e tretë, që përmbledh javën e 32 deri 36 të shtatzënisë. Si shenjë klinike mund të jenë kontraksionet e dhëmbshme, zbutja, hollimi ose hapja e qafës së mitrës, hemorragjia nga rrugërt e lindjes, shtimi i sekrecioneve vaginale dhe ndjenja e presionit në pjesën e poshtme të barkut.

Ekografia për të matur gjatësinë e qafës së mitrës, do i japë mundësi mjekut të të mjekojë sipas protokolleve mjeksore. Edhe rregjimi absolut shtrirë deri në fund të shtatzënisë, bën pjesë në rekomandimet mjeksore për raste të tilla.

Uroj të kalosh sa më shpejt këtë situatë.

Anonimi (12 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe! Kisha nje pyetje, kam 2 muaj qe kerkoj te kem 1 femije me bashkeshortin tim... Muajin e pare nuk pata rezultat... Tani ne muajin e 2t kam bere 2 teste mirepo i pari me doli pozitiv i dyti nevativ... Si shpjegohet kjo gje? Flm.

/komuniteti