Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje, dasha nje pyetje t`ju bej. Me dt 30 shtator i kam pas menstruacionet a ka mundesi qe te jam tani shtatzene?

Mira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira

Sot është data 21 tetor dhe kanë kaluar vetëm 21 ditë nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual që sipas teje është data 30 shtator. Çfarë pret të të them, edhe mundet të kesh mbetur shtatzënë, ashtu siç ekziston mundësia që të mos kesh mbetur shtatzënë. Kjo vërtetohet pas 4-5 javëve me anë të testit të shtatzënisë ose me ekzaminimin e beta HCG-së ose edhe me ekografi transvaginale (me sondë vaginale).

Shpresoj dhe uroj të të jetë realizuar dëshira.

/komuniteti