Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenja e hershme të lindjes

Pershendetje doktor, kam hyre ne javen e 37+3 dite dhe sot i kam dise dhimbje te lehta ne bark sikur kur e kam pas kohen e ciklit edhe po ashtu edhe dhimbje ne shpine kane filluar qe nga mengjesi ngapak, te lutem me trego a eshte akoma heret procesi i lindjes apo mund te ndodh çdo moment, edhe pse akoma sipas dates nuk e kam terminin e lindjes deri me 15 nentor, ciklin e fundit e kam pas me 08.02.2011, te lutem mu pergjigj... me respekt, Majlinda.

Majlinda (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Majlinda,

Duhet ta dish se termini i lindjes eshte nje date e perafert ne te cilin lindin vetem 3% e shtatzenave. Lindja quhet ne termin prej javes 37 deri ne javen 42.

Jane disa shenja te cilat paraqiten para lindjes. E para (me e hershmja) eshte zbritja e barkut me poshte se me pare (anglisht i thone lightening). Lightening eshte nje shenje shume evidente dhe nuk mund te mos e vesh re: ti merr fryme me lirshem, pas ushqimit nuk i ke ato shqetesimet qe i ke pasur me pare dhe mund te mberthesh kopsat e ndonje kemishe qe me pare vetem mund t'i afroje. Lightening ndodhe afersisht 7 dite para lindjes. Eshte logjike, domethene pas lightening beba zbret teposhte dhe ben presion ne kanalin e bute te lindjes te cilin e zgjeron gradualisht. Njekohesisht do te shtohen tkurrjet e mitres (qe quhen "motori i lindjes") dhe lindja fillon. A ka ndodhur tek ti lightening?

Te rekomandoj qe jesh aktive sikur me pare, sepse duke qendruar ti vertikalisht, beba ben presion me te madh ne kanalin e lindjes.

Shenja tjera se lindja po afrohet eshte renia e tapes mukoide. Nga vagina del nje permbajtje qe ka ngjyre te kuqe, por nuk eshte gjak. Grate te cilat jane shtatzene per here te pare, zakonisht alarmohen dhe shkojne urgjent ne maternitet dhe thone qe kane gjakderdhje, por kjo nuk paraqet ndonje shenje rrreziku - eshte dicka krejt normale.

Shenja e fundit eshte pelcitja e ujorit qe eshte shenja e cila ndodhe me se afermi me lindjen. Ne fakt pelcitja e cipave amniale eshte nje nga metodat per stimulimin e tkurrjeve te lindjes.

Te uroj nje lindje te lehte dhe nje bebe te shendetshme!

/komuniteti